Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Futbollisti narkotrafikant në qeli, bashkëshortja: Na mbaruan paratë, s’po na ndihmon kush

Ka marrë pjesë në dy Kupa Bote, ka luajtur në total 54 ndeshje me Kolumbinë dhe ka shënuar 13 gola. Referenca është Antony De Avila Charris, 58 vjeç, një ish-futbollist kolumbian, që gjendet pas hekurave si narkotrafikant “kalibri”. Bashëshortja e tij, Lyda Valenzuela, pretendon se është i pafajshëm dhe se i kanë mbaruar paratë për të paguar avokatët.

“Duhej të shisnim prona, na duhen burime të tjera por nuk kemi më”.

Ish-futbollisti është në burg në Napoli, pasi u arrestua nga agjentët e Komisariatit Vicaria Mercato, në Piazza De Nicola, në Porta Capuana, më 21 shtator 2021.

“U lodha duke trokitur dyer më dyer, – thotë gruaja e De Avila – për të kërkuar ndihmë nga shumë njerëz, ish-lojtarë që kanë luajtur me Anthony-n, drejtues, trajnerë, tifozë, politikanë. Ata thanë se do të na ndihmonin, por u zhdukën, nuk hapin as telefonin. Ndihem e vetmuar. Atë dashuri që ia shprehën Anthony-t kur ishte lojtar nuk e shoh më tani”.

De Avila, i mbrojtur nga avokati Fabrizio De Mario, vuan vendimin e formës së prerë të vendosur pikërisht për krime që lidhen me trafikimin e sasive të mëdha të drogës. Sipas hetuesve, ish-futbollisti ishte i lidhur me kartelin “Cali”, ku mbante një rol shumë të rëndësishëm drejtues, atë të garantuesit: ishte ai që vendoste nëse kokaina duhej të mbërrinte apo jo në Itali. De Avila u arrestua në vitin 2001 dhe qëndroi në qeli për disa ditë përpara se të lirohej nga burgu. Prej atij momenti i kishte humbur gjurmët, deri më 21 shtator të vitit të kaluar, kur Policia e Shtetit e identifikoi dhe e arrestoi në bazë të një urdhër-arresti të Prokurorisë së Përgjithshme pikërisht për trafik ndërkombëtar droge.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...