Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Futbollisti Shpresave firmos në Ligën e Tretë gjermane: Bëhem pjesë e një klubi me traditë

Futbollisti i Shpresave të Shqipërisë, Tim Civeja është prezantuar në klubin e Ligës së Tretë gjermane, Saarbrücken. 21-vjeçari ishte më parë në pronësi të Augsburg, klubit që bën pjesë në Bundesligë. Sezonin e kaluar, Augsburg e kishte huazuar te Ingolstadt aty ku mesfushori shënoi dy gola në 13 paraqitje ndërsa tashmë përgatitet për një aventurë të re ku kërkon të marrë një rol si protagonist te skuadra e Saarbrücken.


Vetë futbollisti shqiptar pas prezantimit te klubi i Saarbrücken u shpreh se ndjehet i lumtur pasi bëhet pjesë e një skuadre me shumë traditë.

Lexo edhe: 

“Mezi po pres që të nis këtë aventurë të re me Saarbrücken. Është një klub që ka një ndjesi të lartë emocionale dhe traditë në Gjermani. Fokusi im tashmë është tek sezoni i ri dhe kam si objektiv të fitoj sa më shumë ndeshje me skuadrën e re duke dhënë në çdo ndeshje maksimumin”, shprehet Tim Civeja.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...