Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Futsal Champion League, Tirana mundet nga boshnjakët e e Radnik Bijeljina

Tirana u mund në ndeshjen e dytë të grupeve paraeleminatore të Futsal Champions League. Në Parkun Olimpik në Tiranë, bardheblutë u mund 2-7 nga boshnjakët e Radnik Bijeljina. Me gjashtë pikë në 2 ndeshje, boshnjakët kalojnë më tej, ndërkohë që Tirana pavarësisht përpjekjeve nuk ia doli që të kalonte më tej.

Mejzini dhe Gashi ishin autorët e golave për kryeqytetasit, të cilët në ndeshjen e e parë kishin mundur 7-3 Sparta Belfast. Pas ndeshjes, trajneri i ekipit bardheblu, Andrea Kola, u shpreh i vetëdijshëm se përballë kishin një kundërshtar të fortë, ndërkohë që veçoi se nuk kishte shumë diferenca mes ekipeve.

Lexoni edhe:

“Humbja me rezultatin 7-2 nuk tregon diferencën mes dy ekipeve pasi në fund të ndeshjes duke tentuar për të barazuar mund të pësosh dhe 10 gola. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar. Ekip tregoi nivel, por më pas u zbeh me golat e shënuar në pjesën e dytë. Tani pretendojmë që të kemi një kampionat më konkurent që Tirana të bëhet akoma dhe më e fortë”. 

Të gjitha ndeshjet e grupit H të turit palaeminiatro të UEFA Futsal Champions League u luajtën në Parkun Olimpik në Tiranë, në një organizim të federatës Shqiptare të Futbollit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...