Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

FUTSAL / Ndeshjet e Champions League 2022-2023 në Shqipëri, zbardhet kalendari i Grupit G

Disa ditë më parë, UEFA vendosi t’i besojë Federatës Shqiptare të Futbollit pritjen dhe organizimin e disa prej ndeshjeve të turit para-eliminator të Futsal Champions League 2022/2023. Më konkretisht, FSHF-ja do të merret me mikpresë ndeshjet e grupit G, ku Shqipëria do të përfaqësohet me ekipin e Tirana Futsal, që është në të njëjtin grup me Differdange (Luksemburg), Apoel (Qipro), dhe Belfast United (Irlandë e Veriut).

Sakaq, UEFA ka përcaktuar edhe kalendarin e sfidave për këtë grup. Të gjitha sfidat do të zhvillohen në Parkun Olimpik të Tiranës, ku ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Differdange 03- Belfast United, që do të luhet në ora 17:00. Po atë ditë, në ora 20:45, do të zhvillohet edhe sfida tjetër mes Apoel FC – Tirana Futsal.

Një ditë më pas, do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera të grupit G, ku Apoel FC do të ketë përballë Differdange 03, që do të luhet në ora 17:00 ndërsa në ora 20:45 Tirana do të luajë ndaj ekipit të Irlandës së Veriut, Belfast United.

Dy ndeshjet e fundit të grupit do të luhen më 27 gusht. Sfida e parë që nis në ora 17:00 është Belfast United – Apoel FC, ndërsa në ora 20:45 do të nisë sfida tjetër mes bardhebluve të Tiranës kundër Differdange 03.

Nëse Tirana arrin të kalojë këtë fazë, duke u renditur në krye të grupit G, do të kalojë në raundin tjetër, ku do të jetë pjesë e grupit 8, me dy rivalë tashmë të identifikuar, Chrudim dhe Shkupi 1927, si edhe fituesi i grupit H në raundin para-eliminator.

Edhe një herë, qeveria europiane e futbollit vendos t’i besojë FSHF-së organizimin dhe pritjen e sfidave të një niveli të lartë ndërkombëtar, teksa Federata ka dëshmuar se është një partner serioz, i besueshëm dhe ka realizuar gjithmonë me shumë sukses organizime të tilla. Organizimi perfekt i finales së UEFA Conference League në Tiranë më 25 maj është një nga arritjet më të mëdha të institucionit të futbollit në vend ndër vite, që bëri jehonë në mbarë botën.

Futsal Champions League

Kalendari i ndeshjeve të Grupit G

24 gusht 2022

Belfast United (NIR) – FC Differdange 03 (LUX) ora 17:00
“Tirana Olimpik Park” – Tirana

Apoel FC (CYP)– Tirana Futsal (ALB) ora 20:45
“Tirana Olimpik Park” – Tirana

25 gusht 2022

Apoel FC (CYP)– FC Differdange 03 (LUX) ora 17:00
“Tirana Olimpik Park” – Tirana

Tirana Futsal (ALB) – Belfast United (NIR) ora 20:45
“Tirana Olimpik Park” – Tirana

27 gusht 2022

Belfast United (NIR)– Apoel FC (CYP) ora 17:00
“Tirana Olimpik Park” – Tirana

Tirana Futsal (ALB) – FC Differdange 03 (LUX ) ora 20:45
“Tirana Olimpik Park” – Tirana

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...