Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Futsall/Shqipëria nis grumbullimin për eliminatoret e Euro 2022, lista e lojtarëve

Kombëtarja shqiptare e futsallit, e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, ka filluar minifazën përgatitore në kuadër të ndeshjeve eliminatore për kualifikimin në Kampionatin Europian të Futsallës që do të zhvillohet në vitin 2022.

Në këto eliminatore Shqipëria ndodhet në Grupin D së bashku me Bullgarinë organizatore të turneut, Andorrën dhe San Marinon. Për këtë turne trajneri Resuli ka grumbulluar 14 lojtarë, të cilët kanë filluar ditën e sotme minifazën përgatitore, e cila po zhvillohet në qytetin e Prizrenit. Skuadra do të qëndrojë në Kosovë deri në datën 28 janar, kur dhe do të nisen për në Varna të Bullgarisë.

Kuqezinjtë e futsallës debutojnë në këtë turne eliminator më datë 29 janar kundër San Marinos, në orën 16:30, një ditë më pas kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë në grup kundër Andorrës, përsëri në orën 16:30. Ndeshja e tretë dhe e fundit në grup do të zhvillohet kundër vendësve të Bullgarisë, më 1 shkurt, në Pallatin e Kulturës dhe Sportit në Varna, duke filluar nga ora 19:00. Nga ky grup eliminator skuadra e renditur e para kualifikohet për në “Elite Raund”, ndërkohë që skuadra e renditur në vendin e dytë zhvillon një play-off për arritjen e “Elite Raund”.

Ja lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Erind Resuli:

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...