Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Futsallë, Flamurtari fiton supersfidën me Tiranën dhe ngjitet në krye

Kampionati Kombëtar i Futsallit 2022-2023, që organizohet nga FSHF është në javën e shtatë. Gara po bëhet gjithnjë e më interesante dhe rivaliteti mbetet i lartë mes skuadrave pjesëmarrëse.

Sfida kryesore ka qenë ajo mes Flamurtarit dhe Tiranës, dy ekipeve kryesuese. Takimi u luajt në Vlorë. Ndeshja ka qenë mjaft e balancuar deri në fund me vlonjatët që kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e ngushtë 3-2.

Tri pikë që e vendosin Flamurtarin të vetëm në krye të renditjes, me 18 pikë pas javës së shtatë. Tirana Futsal vjen e dyta me 15 pikë, po aq sa Vllaznia e vendit të tretë. Ekipi shkodran mori një fitore me goleadë në shifrat 12-4 ndaj Diamant Futsal në transfertë.

Lexo edhe:

Sa i përket renditjes, Diamanti mbetet aktualisht në vendin e katërt me 12 pikë. 1 Maji u mund në shtëpi nga Forcat e Armatosura Futsal me rezultatin 3-0, që pas këtij suksesi shkojnë në kuotën e 9 pikëve në vendin e pestë.

Pas tyre në vendin e gjashtë është Eagles Land, që ka 3 pikë, por me një ndeshje më pak. Renditjen e mbyll FC Olimpik 1 Maji. Më poshtë, rezultatet e javës së shtatë dhe renditja e Kampionatit Kombëtar të Futsallit 2022-2023:

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...