Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Futsallë/ Lë Suedinë për Shqipërinë, trajneri Resuli publikon listën me 14 lojtarë

Trajneri i Kombëtares së Futsallës, Erind Resuli ka shpallur listën me emrat e 14 lojtarëve të ftuar për dy miqësoret e qershorit ndaj Malit të Zi. Tekniku ka përzgjedhur disa lojtarë të rinj me qëllimin për të rinovuar skuadrën gradualisht. Ndërkohë që nuk mungojnë as lojtarët me eksperiencë, të cilët përbëjnë bërthamën e grupit.

Në listë bie në sy edhe prezenca e Flamur Tahirit, i cili la kombëtaren e Suedisë për t’u bërë pjesë e Shqipërisë pak kohë më parë. Tahiri do të bëjë debutimin e tij më në fund me fanellën kuqezi.

Kombëtarja do të nisë grumbullimin këtë të diel. Pasi të udhëtojë drejt Nikshiqit dhe pasi të akomodohet në hotel, skuadra do të zhvillojë edhe një seancë stërvitore.

Të hënën, Kombëtarja do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore, ndërsa të martën e 13 qershorit do të luajë ndeshjen e parë miqësore ndaj Malit të Zi. Me sfidën që nis në ora 18:00.

Lexo edhe: 

Të mërkurën e 14 qershorit do të zhvillohet miqësorja e dytë, duke filluar në ora 16:00. Po në Nikshiq. Ky grumbullim katër-ditor do të jetë shumë i rëndësishëm për stafin teknik e Kombëtares, që po punon prej kohësh për zbulimin e lojtarëve të rinj.

Por edhe për të rinovuar skuadrën para impenjimeve të ardhshme në kompeticione zyrtare. Disa prej lojtarëve që janë ftuar për këto dy miqësore janë të rinj. Kjo është një mundësi për të përgatitur skuadrën për të ardhmen dhe për të integruar lojtarët e rinj gradualisht me ekipin.

Ndërkaq, po diskutohet për të zhvilluar edhe miqësore të tjera në muajt në vazhdim. Por edhe për të marrë pjesë edhe në turne të tjerë ndërkombëtarë, që pritet të konfirmohen në javët në vazhdim.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...