Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Futsallë/ Tirana “luan tenis” në derbi, i shënon 6 gola Partizanit

Ka përfunduar java e gjashtë e Kampionatit Kombëtar të Futsallës. Tirana nuk njeh kufi pasi regjistroi triumfin e radhës, këtë herë në derbi ndaj Partizanit.

Në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, bardheblutë fituan me rezultatin e thellë 6-1 ndaj të kuqve.

Duke konfirmuar sezonin fantastik. Tirana dominoi takimin që në fillim dhe regjistroi fitoren e dytë të sezonit në derbin e kryeqytetit.

Takimi tjetër i javës ishte Flamurtari-Vllaznia. Ndeshja u ndërpre për shkak të incidenteve që ndodhën gjatë kësaj sfide në pallatin e sportit të qytetit të Vlorës.

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka vendosur për fitoren e Vllaznisë në tavolinë 3-0.

Lexoni edhe:

Sa i përket renditjes, Tirana kryeson me 18 pikë të plota, ndërsa Partizani ndodhet në vendin e dytë me 7 pikë.

Vllaznia është ngjitur në vendin e tretë me 5 pikë. Flamurtari mbetet në vendin e fundit me vetëm 4 pikë.

Këtë javë do të luhen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në Futsallë. Më 13 shkurt, në Kompleksin “Goga” do të përballen Vllaznia-Partizani (19:00).

Dhe Flamurtari-Tirana (21:00). Finalja e Kupës është programuar për datën 18 shkurt.

Rezultatet e javës së gjashtë
Tirana Futsal-Partizani Futsal 6-1
Flamurtari Futsal-Vllaznia Futsal 3-0

Renditja
Tirana Futsal – 18 pikë
Partizani Futsal – 7 pikë
Vllaznia Futsal – 5 pikë
Flamurtari Futsal – 4 pikë

Lajme të tjera

Francë

Historia mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe duket se ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Trajneri Luis Enrique, vendosi ta zëvendësonte sulmuesin në minutën...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Featured

Rey Manaj është duke kaluar një nga momentet e tij më të mira bë karrierë. Sulmuesi shqiptar ka gjetur këtë të dielë golin e...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...