Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

G.Lika dhe Hygor me një “perlë” rikthejnë Vllazninë te fitorja, Flamurtari zhytet keq!

Pas dy humbjesh radhazi Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat dhe e nisi vitin 2020 me këmbën e mbarë. Kuqeblutë mposhtën 2-0 në Loro Boriçi Flamurtarin duke u ngjitur në kuotën e 26 pikëve në kampionat. Sfida u zhbllokua në minutën e 38-të nga Gilman Lika me penallti, 11-metërsh i fituar nga Renato Malota, ky ishte edhe goli i parë në kampionatin shqiptar për vitin e ri 2020. Për të vulosur fitoren e Vllaznisë në këtë sfidë mendoi braziliani Hygor që i ardhur në fushë nga stoli në të 82-ën realizoi një gol spektakolar me roveshatë, një gol që ia dedikoi nënës së tij e ndarë nga jeta disa javë më parë. Ishte një rikthim i rëndësishëm ai i Hygor për skuadrën e Mirsad Jonuz, ndërkohë që te Vllaznia në këtë sfidë debutoi edhe sulmuesi nga Maqedonia e Veriut Simoen Hristov. Pas golit të parë të shkodranëve, Flamurtari me Marcelo Troisin në stol tentoi të barazonte shifrat duke krijuar disa mundësi të mira por nuk arriti të barazonte shifrat. Në përfundim të fazës së parë përkeqësohet akoma edhe më shumë situata e Flamurtarit në renditje, me vlonjatët që mbetën në kuotën 6 pikëve, me 6 barazime dhe 12 humbje në 18 ndeshje.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...