Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gabigol bëhet çështje, Marotta është kundër shitjes se tij

Giuseppe Marotta pritet të prezantohet pas ndeshjes me PSV-në si pjesë e stafit të Interit, ndërsa Gabigol do të jetë një nga çështjet e para me të cilën do të duhet të merret.

Kjo pasi sulmuesi brazilian do të rikthehet në Milano më 7 janar, këtë herë me statusin e golshënuesit më të mirë të kampionatit brazilian dhe do të kërkojë që të stabilizohet në Europë.

Shumë klube kanë kontaktuar me stafin e futbollistit, për të marrë shërbimet e tij pas janarit, por thuajse të gjitha ofrojnë vetëm huazim me të drejtë blerjeje, formulë të cilën Interi nuk e ka fort për zemër.

Zikaltrit nuk do të pranonin të hiqnin dorë nga kartoni i sulmuesit pa një shifër minimale prej 22 milionë eurosh, por mediat italiane raportojnë se tashmë me Marottën situata mund të ndryshojë.

Ish drejtuesi i Juventusit njihet për “dashurinë” ndaj elementëve të rinj dhe ka sugjeruar që Gabigol të mbetet zikaltër, ndërsa ka propozuar një huazim 6-mujor në Serinë A, me qëllim që të luajë rregullisht dhe të jetë gati për Interin e sezonit të ardhshëm.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...