Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zyrtare, Gabigol i Flamengos, zbulohet shuma që përfiton Interi

Çështja “Gabigol” është zgjidhur përfundimisht, pas bisedimeve të stërgjata që zgjatën rreth një muaj. Interi dhe Flamengo kanë arritur marrëveshjen në çdo detaj, duke kënaqur edhe vetë futbollistin, që kërkonte me çdo kusht qëndrimin te skuadra braziliane, me të cilën fitoi kampionatin vendës dhe Copa Libertadores. Zikaltrit do të përfitojnë 17 milionë euro si dhe 17% të vlerës së kartonit, nëse sulmuesi do të shitet në të ardhmen.

Është vlera e kartonit (në Europë do të shpenzonin më shumë për të) që tregon se sa shumë ka ndikuar vullneti i futbollistit, për të cilin që çelur një ankand sidomos nga klubet e Premier League-s (mbi të gjitha spikat interesimi i Chelsea-t dhe West Hamit).

Gabigol ka këmbëngulur në qëndrimin te Flamengo, dhe pse do të përfitojë thuajse gjysmën e pagës prej 3.5 milionë eurosh në sezon që kishte me Interin (deri në vitin 2022).

Shifra që do të arkëtojë Interi nga shitja e Gabigolit thuajse do të plotësojë shumën që duhet për blerjen e Eriksenit nga Tottenhami.

Zikaltrit, më në fund, ia dalin të heqin qafe një sulmues për të cilin shpenzuan jo pak por 30 milionë euro në vitin 2016, por që kurrë nuk u shfaq në nivelin e kërkuar (luajti në vetëm 10 ndeshje dhe shënoi një gol). Gabigol u huazua te Benfica, Santosi e së fundmi te Flamengo, që pranoi të shpenzonte një shumë të konsiderueshme (17 milionë) për kartonin e tij, që gjithsesi është pak më shumë se gjysma e parave që Interi investoi fillimisht për kartonin e lojtarit.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...