Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gabigol i “shkel” syrin Spanjës: Jam gati të lë shenjë në La Liga

Gabriel Barbosa sulmuesi në pronësi të Interit i cili po shkëlqen me fanellën e Flamengos është i bindur se tashmë është plotësisht gati për hapin e madh në karrierë dhe për të lenë shenjë në futbollin europian. Në një intervistë për gazetën spanjolle As, Gabigol ka theksuar se dëshiron një sfidë të re pas rikthimit në Brazil ku bëri figurë të shkëlqyer si me fanellën e Santos ashtu edhe me atë të Flamengos me të cilët është duke fituar kampionatin brazilian ku është kryegolashënues dhe është edhe në finalen e Copa Libertadores. “ Brasileirao është një nga kampionatet më të rivalizuara në botë. A kam nevojë për sfida më të mëdha? Jam gati për të shënuar në Brazil, Angli, Gjermani, Spanjë dhe kudo. La Liga është një kampionat që më pëlqen, futboll i shpejtë dhe teknik. A ndjej keqardhje për aventurën e dështuar te Interi? Me pak më shumë vijimsi mund të kisha bërë më mirë, por në Itali kam mësuar shumë gjëra”, theksoi Gabriel Barbosa.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...