Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gabigol mbetet në Brazil, Interi e huazon te…

Një sezon si protagonist në Brazil, ku u shpall edhe golshënues me Santosin, nuk i mjaftoi sulmuesit Gabriel Barbosa që të fitojë një tjetër mundësi për të treguar veten te Interi.

Të paktën jo deri në Dhjetor të vitit 2019, periudhë në të cilën do të mund të aktivizohet me skuadrën e Flamengos, pasi zikaltrit dhe brazilianët arritën një marrëveshje huazimi.

Njoftimi erdhi fillimisht nga klubi brazilian dhe më pas nga vetë Interi në rrjetet sociale, ku theksoi se Gabigol do të qëndrojë edhe për një tjetër sezon në Brazil.

Sulmuesi iu bashkua Interit si një premtim në verën e 2016-ës, pasi klubi zikaltër pagoi më tepër se 30 milionë euro për kartonin e tij te Santosi, por pas vetëm një sezoni, Gabigol nuk bindi me paraqitjet e tij.

Tashmë nëpërmjet huazimeve të vazhdueshme, Interi kërkon të rikuperojë plotësisht lojtarin, për të parë më pas nëse mund ta përfshijë në organikën e tij, apo ta shesë për të marrë mbrapsht investimin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...