Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gabigol: Te Inter nuk dështova, qendroj te Benfika deri në qershor

Gabigol u transferua te Inter verën e kaluar për shumën e 30 milionë eurove, ndërsa u prezantua me shumë buje nga zikaltrit, por pas një sezoni e gjeti veten jashtë planeve të ekipit. Në fillim De Bour, më pas Vechi e Pioli dhe në fund Spalletti, nuk besuan për asnjë moment te talenti brazilian dhe drejtuesit e Inter vendosën ta huazojnë te Benfika, deri në fund të sezonit.

“Te Inter erdha shumë i ri, vetëm 20 vjeç dhe pata probleme ambientimi në fillim. Nuk besoj se kam dështuar, sepse kur rishikoj minutat e pakta që jam aktivizuar, mendoj se kam luajtur mirë. Gjithsesi, tani jam i përkushtuar në maksimum për të ndihmuar Benfikën dhe do të qendroj deri në fund të sezonit këtu. Më pas do të jenë drejtuesit e dy klubeve që do të vendosin për të ardhmen time”, tha Gabigol.

Braziliani 21 vjeçar mohoi kategorikisht mundësinë e rikthimit në Brazil, te Santos, duke thënë se e sheh të ardhmen vetëm në Europë.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Kategoria Superiore

Erbim Fagu do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Pas largoi Julian Ahmatajn, presidenti Refik Halili ka marrë vendimin për t’i besuar stolin...

Legjionarët

Besiktas rikthehet te fitorja në Superligën turke teksa mposhtën në shtëpi Konyasporin e Sokol Cikalleshit dhe Valon Et’hemit. Gjigandët nga Stambolli triumfuan me shifrat...