Gabimi i arbitrit Marco Serra, duke mos lejuar avantazhin për Milanin, u kushtoi tre pikët kuqezinjve në ndeshjen ndaj Spezias dy javë më parë, teksa 40-vjeçari është rikthyer të flasë për atë episod, që e bëri të përjetojë një gjendje të ngarkuar emocionale.
“Një gjest i mrekullueshëm nga lojtarët e Milanit, pasi të gjithë më dhanë kurajo, por unë isha shumë i ngarkuar emocionalisht dhe e kuptova vetëm të nesërmen. Calabria, Florenzi, Theo, Diaz, por edhe Ibra, më dhanë zemër, duke më thënë se edhe unë mund të gaboj, ashtu si lojtarët në fushë Tani mezi pres të kthehem te arbitrimi”-u shpreh ai.
Për Serran ka folur edhe shefi i Shoqatës Italiane të Arbitrave, Trentalange, i cili tha se tani e sheh 40-vjeçarin shumë më të matur dhe të motivuar për të bërë mirë, që në rastin e parë që do të zbresë në fushë.
[quiz-cat id=”288388″]
