Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gaboi me portën bosh në derbi, braziliani i Partizanit i transformuar përballë Egnatias

Partizani nuk mori atë që pritej në ndeshjen me Egnatian, por barazimi 2-2, kur skuadra kishte mbetur me dy lojtarë më pak në fushë është pa dyshim rezultat i mirë. Lojtari më i mirë i ndeshjes rezultoi sulmuesi brazilian Stenio Junior, i aktivizuar nga Mehmeti në pjesën e dytë në vend të Herald Markut. Këtë e vërtetojnë edhe statistikat e emisionit Analizë Superiore.

Dy gjuajtje në portë, të dyja në rrjetë, 22 pasime të sakta nga 25 gjithsej dhe 68% të aksioneve të realizuara (27 nga 40). E të mendosh që ky lojtar në derbin me Tiranën gaboi me portën bosh.

Dritan Mehmeti, në intervistën në “Gol pas Goli” shprehu shqetësimin për vazhdimësinë e sulmuesit brazilian, i cili është shfaqur me efektiv kur ka ardhur në stoli. Mbetet për t’u parë nëse trajneri i të kuqve do ta aktivizojë titullar apo do ta mbajë armë rezervë për ta përdorur kur skuadra të ketë nevojë për të.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...