Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Gaboi penalltinë ndaj Italisë në finalen e Europianit, Arteta: Mësoi më shumë se po të shënonte!

Më datë 11 korrik të vitit 2021 Italia u shpall kampione e Europës teksa mposhti nga penalltitë Anglinë organizatore. Gabimi i Bukajo Saka rezultoi vendimtar në fatet e asaj ndeshje, me axurrët që festuan pas gabimit të lojtarit të Arsenal.

Megjithatë, 20-vjeçari pavarësisht trishtimit, duket se nuk e ka ndier shumë peshën e atij momenti dhe në këtë sezon ka treguar një kualitet të lartë me topçinjtë. Së fundmi, trajneri Mikel Arteta beson se ajo penallti e gabuar nga Saka i ka shërbyer sulmuesit për t’u rritur dhe për të mësuar më shumë.

“Në verë Saka pati një eksperiencë që jo shumë futbollistëve iu takon ta kalojnë dhe unë mendoj se ai moment ka qenë fantastik për karrierën e tij sepse ka treguar se sa i pëlqen dhe sa e respekton botën e futbollit.

Mendoj se Saka është motivuar shumë nga ai moment, ndërsa ka kuptuar se në momente të vështira njerëzit e dashur i qëndrojnë pranë ashtu si klubi me shokët e skuadrës. Futbolli është prioritet në jetën e tij dhe këtë e shoh çdo ditë në stërvitje. Momente si ai në Europian të shënjojnë karrierën dhe ajo që mëson nga një penallti e humbur në ndeshje të tilla është ndoshta më shumë se nga ajo që mund të përfitosh nga realizimi i saj”, u shpreh Arteta.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...