Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Gaboi penalltinë ndaj Vllaznisë, Skuka ka një premtim për tifozerinë e Partizanit

Xhuliano Skuka ishte i pafat në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë përballë Vllaznisë, teksa ishte i vetmi nga pesë lojtarët e Partizanit që gaboi nga goditjet e penalltisë. Në këtë formë, të kuqtë nuk ia dolën të mbërrinin në finale, me skuadrën e trajnerit Dritan Mehmeti që tashmë mundësinë për t’u kualifikuar në Europë duhet ta kërkojë vetëm nga kampionati.

Sulmuesi i cili në këtë sezon me të kuqtë ka ditur të jetë vendimtar duke shënuar tetë gola mes kampionatit dhe Kupës, u pa në lot pas eliminimit të Partizanit, ndërkohë që nëpërmjet rrjeteve sociale i ka bërë edhe një premtim tifozerisë së kuqe.

23-vjeçari është i bindur se me paraqitjet në të ardhmen do ta bëjë të harrohet shpejt mbrëmja e Loro Boriçit, ndërsa shton se ka nevojë për besimin e tifozerisë së tij.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...