Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Gabojnë edhe Donnarumma e Buffon”, agjenti i Radu: E mori vesh një orë para se do luante

luajti takimin e parë sezonal me Interin në Serie A në humbjen 2-1 ndaj Bolognas, rezultat që ka komplikuar shumë objektivin e djemve të Simone Inzaghit për të mbrojtur titullin kampion.

Portieri rumun i dhuroi një “asist” Milanit me gafën e kryer nëntë minuta nga fundi. Nicola Sansone dërgoi topin në rrjetë dhe nisi festën me shokët e skuadrës, që pas Milanin dhe Juventusit frenuan edhe zikaltrit.

Radu është mbushur plot kritika, gabimi i tij mund t’i kushtojë titullin Interit, teksa 24-vjeçarit rumun i ka dalë në mbrojtje agjenti Oscar Damiani, i cili tha këto fjalë për TMW.

 

Edhe më të mirët gabojnë. Gaboi Donnarumma te PSG, Buffon me Parmën. Fakti që nuk luan pothuajse kurrë nuk e ndihmon aspak, një portier ka nevojë për besim.

Radu e mori vesh një orë përpara se do të ishte titullar, mos kujtoni se e kishte kaq të thjeshtë. Gabimi mbetet, por ai është i fortë, ka shumë karakter. Nuk luante prej dy vitesh, kështu që ndodh të gabosh.

Udinese? Nëse do zgjidhet të luajë Ionut do të jetë gati. Vlera e tij nuk ndikohet nga gabimi ndaj Bolognas. Radu do të ngrohet së shpejti”, deklaroi menaxheri i “gardianit” të Interit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...