Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gaboni bie pas 18 penalltive, Burkina Faso në çerekfinale përballë Tunizisë

Burkina Faso është çerekfinalistja e parë e Kupës së Afrikës. Përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri Malo mposhti pas goditjes së penalltive Gabonin në një ndeshje të cilën Burkina e kërkoi disi më shumë fitoren dhe e gjeti në fund. Burkina Faso humbi një 11-metërsh me sulmuesin e Aston Villas, Bertrand Traore që në minutën e 18-të ndërkohë që shifrat u zhbllokuan nga i njëjti lojtar 10 minuta më vonë.

Gaboni edhe pse ishte pa dy yjet e ekipit Aubameyang dhe Lemina nuk u dorëzua dhe në fundin e pjesës së parë barazoi shifrat por goli u anulua nga VAR. Megjithatë një autogol i vonë në minutën e 91-të nga Guira i dha të drejtë Gabonit që arriti ta çonte ndeshjen në shtesë. 30 minutat e dy kohëve shtesë nuk prodhuan gol me ndeshjen që u zgjidh pas goditjes së penalltive.  U goditën nga plot 9 penallti për secilën skuadër me Burkinën që fitoi 7-6 duke prerë biletën e parë çerekfinale të këtij edicioni të Kupës së Afrikës.

Kualifikohet në çerekfinale edhe Tunizia, që mposhti minimalisht me gol të Msakni Nigerinë. Në fazën e tetë më të mirave do të përballet pikërisht me Burkina Fason.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...