Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Gabriel Jesus dhe Zinchenko tek Arsenali, Guardiola tregon a është penduar

Manchester City shiti Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenkon tek Arsenali në merkaton e verës. Në arkat e kampionëve të Anglisë përfunduan rreth 88 milionë euro, por nga operacioni i dyfishtë më i fituar ka dalë klubi londinez.

Dy lojtarët po shkëlqejnë në skuadrën e Mikel Artetës, që po dominon Premier League dhe pas fazës së parë kryeson me 50 pikë. Pep Guardiola u ndal te dy ish-lojtarët e tij në prononcimin përpara duelit ndaj Arsenalit.

City do të sfidojë kryesuesit e kampionatit anglez në “Etihad” të premten e 27 janarit, sfidë e raundit të 1/16-ve në FA Cup që do të transmetohet në SuperSport.Nuk duhet të lejoja shitjen e tyre tek Arsenali? Pse jo? Për shkak pse ata po fitojnë?

Unë kam një respekt të jashtëzakonshëm për Gabriel dhe Alex. Sigurisht që ne do të zbresim në fushë për t’i mposhtur ata. Ne ramë dakord për shitjen e tyre, pasi ata kishin vite te City dhe donin sfida të reja”, deklaroi trajneri spanjoll.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...