Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gabriel Jesus e nis “zjarr”, dygolësh në fitoren e Arsenalit

Gabriel Jesus shënon për Arsenalin pas vetëm 1 minutë e gjysmë lojë. Ish-sulmuesi i Manchester City-t, i prezantuar vetëm pak ditë më parë si “Topçi”, gjeti golin sapo nisi pjesa e dytë në miqësoren me Nurembergun (5-3).

Një fillim mjaft entuziast i përvojës së tij tek Arsenali, që rrit pritshmëritë e tifozë londinezë për sezonin e ardhshëm.

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt e kaloi pjesën e parë në stol, fraksion gjatë të cilit skuadra gjermane kishte shënuar dy herë. Por në pjesën e dytë muzika ndryshoi edhe me aktivizimin e Gabriel Jesus, i cili nuk e tradhtoi trajnerin Arteta.

Por Gabriel Jesus nuk u ndal me kaq. 15 minuta para fundit, kur rezultati ishte 4-3 në favor të Arsenalit, sulmuesi brazilian vendosi të mbyllte personalisht llogaritë duke shënuar të pestin, pra të dytin personal. Arsenalit iu desh të paguante një shumë të konsiderueshme për të rrëmbyer Gabriel Jesus nga Manchester City: 45 milionë stërlina ose rreth 52 milionë euro. Londinezët i dhanë fanellën me numrin 9, me një mision të qartë: të shënojë sa më shumë. Braziliani ka vendosur t’i kënaqë që paraqitjen e parë.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...