Connect with us

Hi, what are you looking for?

UFC

Gaethje spektakolar, mposht Ferguson dhe fiton titullin!

Justin Gaethje ka arritur ta mposhtë Tony Fergusonin pas pesë raundeve spektakolare dhe shumë të luftuara. UFC 249 është mbajtur në Veterans Memorial Arena të Floridas, ku janë zhvilluar disa ndeshje mjaft interesante, të cilat janë transmetuar live në Supersport teksa takimi special ishte padyshim ai mes Gaethje dhe Ferguson.

31-vjeçari amerikan ka qenë në formë të lartë, teksa pas pesë raundeve ka arritur ta fitojë sfidën. Gaethje me këtë fitore ka marrë titullin e përkohshëm të peshave të lehta në UFC. Për amerikanin kjo ishte fitorja e 22-të në karrierë, teksa ka pësuar deri më tani vetëm dy disfata.

Në anën tjetër për Tony Ferguson i cili shihej favorit para përballjes, ishte humbja e katërt në karrierë kundër 25 fitoreve që ka arritur.Gaethje ka thënë se preferon titullin e padiskutueshëm dhe atë mund ta marrë vetëm nëse e mposhtë Khabib Nurmagomedovin. Amerikani nuk ka frikë nga Khabib dhe këtë e ka thënë menjëherë në intervistën pas triumfit ndaj Ferguson.

“Ju keni vetëm një jetë dhe unë jam duke e jetuar atë si një i çmendur, jam duke e shijuar dhe është e mrekullueshme”.

“Unë mezi pres sfidën ndaj Khabib, të fitojë ose të humbas, nuk mendoj shumë pasi unë do të jap 100% nga vetja”, tha Gaethje pas sfidës.

Ndeshja mes Gaethje dhe Nurmagomedov mund të zhvillohet brenda këtij viti, pavarësisht se si shkon situata me pandeminë Covid-19.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...