Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Gafa e Djokovicit, ditën kur pretendon se ishte pozitiv takoi fëmijët pa maskë

Nr. 1 i botës në tenis, Novak Djokovic nuk e ka bërë vaksinën kundër Covid-19 sepse ka qenë i infektuar me virusin në muajin dhjetor. Ky është argumenti kryesor që avokatët e tij synojnë ta përdorin kundër autoriteteve australiane, që i refuzuan vizën dhe e kanë izoluar në një hoteln në Melburn.

“Data e testit të parë pozitiv për Covid u regjistrua më 16 dhjetor 2021”, shkruhet në një dokument të depozituar në gjykatën federale, e cila do të marrë të hënën vendimin. Djokovic (pozitiv për herë të parë në qershor 2020) – shtuan avokatët e tij – ka kërkuar që të transferohet nga qendra ku u detyrua të qëndronte në Melburn për t’u stërvitur përpara Australian Open. Nole ka qëndruar në “Centre Park Hotel” që nga ardhja e tij në Australi, pavarësisht kërkesave të tij për zhvendosje.

Në letrën e dërguar nga Tenis Australia për tenisistët, afati i fundit për paraqitjen e kërkesës për përjashtim mjekësor ishte 10 dhjetori, gjashtë ditë para pozitivitetit të numrit 1 në botë.

Por në të njëjtën periudhë në të cilën Djokovic pretendon se ka mësuar se ishte pozitiv me COVID-19, tenisti serb ka marrë pjesë në dy ngjarje publike të dëshmuara nga disa postime sociale. E para është pjesëmarrja në prezantimin e pullave kushtuar atij nga posta serbe, pikërisht më 16 dhjetor (sipas llogarisë në Instagram të postës së Serbisë), ndërsa tenisti kishte publikuar një postim në lidhje me këtë angazhim disa ditë më vonë. Tjetra është një ngjarje në Qendrën e Tenisit Novak, mes fëmijëve dhe pa maskë, fotot e së cilës janë publikuar më 17 dhjetor.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...