Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Gafaxhiu” i Liverpool rikthehet në Premier League, kontratë “in extremis” për Karius

Loris Karius përgatit rikthimin në Premier League pas eksperiencës së fundit me Union Berlin në Gjermani teksa është pranë firmës me Newcastle. Pasi përfundoi kontratën me Liverpool, portieri është i lirë nga detyrimet dhe mund të bashkohet me klubin e ri edhe pas përfundimit të merkatos.

Gardiani që mori “famë” pas gafave me The Reds në finalen e Champions League në vitin 2018 ndaj Real Madrid, tashmë është gati t’ia nisë nga e para në Angli. Te Newcastle së fundmi është dëmtuar portieri i dytë, Karl Dalow që ka probleme me ligamentet e kyçit dhe pritet të mungojë për një kohë të konsiderueshme. Kështu, drejtuesit e “”The Magpies” kanë menduar të nënshkruajnë Karius.

Ky i fundit pritet që në vijim të kryejë vizitat mjekësore për t’i dhënë formë zyrtare kontratës ndërsa 29-vjeçarit do t’i duhet që të luftojë për statusin e titullarit me gardianin Nick Pope.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...