Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Gafë e madhe që u largova nga Chelsea”, trajneri italian: Jam penduar shumë!

Maurizio Sarri ndjen nostalgji për periudhën e tij te Chelsea. Në një intervistë të fundit për “Sky Sport”, trajneri italian që qëndroi te “Blutë e Londrës” për vetëm një sezon duke fituar Europa League, theksoi se gaboi duke u larguar nga Anglia pasi ishin të gjitha kushtet në favor për të qëndruar në Premier League.

“Largimi nga Chelsea është një gabim i madh në karrierën time. Ishin kushtet e duhura për të vazhduar, edhe pse shoqëria në atë kohë drejtohej nga Abramovic dhe në kohën e tij shumë pak trajnerë rezistonin për dy sezone.

Lexo edhe:

Megjithatë, do të mbetesha në rrethin e Premier League. Zhvilluam një sezon shumë të mirë me Chelsean, e mbyllëm kampionatin në vendin e tretë pas Liverpool dhe City që kishin diçka më tepër dhe fituam Europa League.

Më pas humbëm vetëm një finale kupe me penallti ndaj Cityt, si dhe në atë kompeticion eliminuam Liverpool dhe Tottenham që më pas mbërritën në finalen e Champions League. Ishte një gabim i madh që u largova, nuk duhej ta kisha bërë këtë gafë. Por, ndjeja shumë dëshirë për t’u rikthyer në Itali”, u shpreh Sarri.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...