Kategoria Superiore

Gafë e rëndë e Teqjes, Kukësi “hakmerret” ndaj Skënderbeut

Kukësi duhet t’i bëjë “bust” Aldo Teqjes. Portieri i Skënderbeut gaboi rëndë në minutën e 53-të, fillimisht në tentativën për të larguar topin, që e përplas në trupin e Et’hemit, më pas në ndërhyrjen ndaj futbollistit të Kukësit, duke shkaktuar një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga braziliani Melo.

Mjaftoi ky episod, që skuadra që drejtohet nga Armando Cungu të merrte maksimumin e pikëve ndaj një rivali direkt, duke barazuar pikërisht në kuotën e 30 pikëve Skënderbeun, që vetëm falë golaverazhit më të mirë ruan vendin e dytë.

Që Tejqa nuk ishte në një ditë të mirë u pa që në minutën e 28-të, kur në tentativë për pasuar me shokët e skuadrës ia dha topin kundërshtarit, por në këtë rast goditja e Et’hemit ishte e pasaktë.

Nuk munguan as momentet e tensionit, si në minutën e 57-të, kur pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Dzarias, tifozët e Kukësit u irrituan, duke tentuar madje edhe të kapërcenin rrethimin mbrojtës.

Nuk ndryshoi asgjë në pjesën e mbetur të lojës, madje Cungu hodhi në fushë edhe Reginaldon, që kishte munguar në disa seanca stërvitore pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit. Fitoja e Kukësit i jep mundësi Partizanit që ta thellojë në 7 pikë diferencën me ndjekësit më të afërt, sigurisht nëse do të mund të mposhtë Teutën në “Niko Dovana”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top