Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gafë me listat, Roma rrezikon humbjen e ndeshjes në tavolinë

Një gabim amatoresk në klubin e Romës mund t’u kushtojë verdhekuqve humbjen 3-0 në tavolinë të ndeshjes së parë të kampionatit ndaj Veronës, e cila në fushë u mbyll në barazim pa gola.

Siç zbulojnë mediat italiane, personat përgjegjës në hartimin e listave të futbollistëve te verdhekuqtë, e kanë lënë emrin e mesfushorit Amadou Diawara në listën e lojtarëve nën 22 vjeç, ndonëse ky i fundit ka mbushur 23 vjeç në korrik.

Ndërkohë nga sa verifikohet lehtësisht, mesfushori verdhekuq nuk është pjesë e listës së futbollistëve mbi 23 vjeç dhe rrjedhimisht nuk është pjesë as e listës prej 25 futbollistësh, dorëzuar para ndeshjes.

Amadou Diawara luajti për 90 minuta kundër Veronës, ndonëse nuk ishte në listën prej 25 futbollistësh dhe tashmë Roma mund të përballet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...