Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gafë trashanike e arbitrit në Kupën e Afrikës, përfundon ndeshjen në minutën e 85

Tunisia-Mali (0-1), ndeshje e vlefshme për Kupën e Afrikës ka dhuruar një episod shumë interesant ku protagonist kryesor është bërë arbitri kryesor, Janni Sikazwe. Ky i fundit ka bërë një gafë të madhe duke qenë se ka akorduar përfundimin e ndeshjes teksa sapo kishte nisur minuta e 85. Në fakt, të gjithë u habitën me vendimin e arbitrit nga Zimbambwe teksa i kërkuan shpjegime.

Në këtë moment, Sikazwe i ka hedhur edhe njëherë sytë në kronometrin e tij dhe vuri re gafën. Kështu, vendos që loja të rifillojë sërish, megjithatë nuk ishte e thënë që ndeshja të luhej deri në minutën e 90.

Kjo pasi, arbitri edhe pas ngatërresës me kronometrin, por edhe pas një kartoni të kuq të akorduar për Toure, vendos ta mbyllë takimin kur po luhej minuta e 89 dhe sekondat ishin 44. Kështu, për shtesë nuk bëhej fjalë, por as 90 minutat e plota nuk u luajtën teksa gafat trashanike me siguri do të ndikojnë edhe në karrierën e arbitrit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...