Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Gakpo “mahnit” Holandën, sulmuesi vendos rekorde në ndeshjet e grupit

Holanda kaloi pa probleme Katarin në ndeshjen e tretë të Grupit A, me “tulipanët” që siguruan vendin e parë dhe kualifikimin për në raundin me eliminim direkt, ku do të masë forcat përballë SHBA.

Ai cili ka rrëmbyer vëmendjen dhe është kthyer në një protagonist të padiskutueshëm është sulmuesi i PSV-së, Cody Gakpo.

23-vjeçari ka shënuar deri më tani tre gola, një në secilën ndeshje të grupit, duke u bërë kështu lojtari i parë holandez, i cili shënon në të gjitha ndeshjet e grupit dhe për momentin është kandidat për çmimin lojtari më i mirë i turneut.

Gakpo ka debutuar me Holandën afro 17 muaj më parë, ndërsa jemi në fundin e vitit 2022, shifrat e tij janë mbresëlënse, pasi me përfaqësuesen ai ka zhvilluar 8 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola deri më tani në këtë vit kalendarik, ndërsa në total, me Holandën numëron 12 takime dhe 6 gola.

Përpara Botërorit, Manchester United dhe trajneri Erik ten Hag provuan gjithçka për ta transferuar nga Holanda në “ishull”, ndërsa kjo formë e treguar në Katar, ka rritur padiskutim kreditet e tij, vlerën dhe po ashtu edhe numrin e kandidatëve që duan të sigurojnë shërbimet e tij.

Në krahun tjetër, PSV “fërkon duart” pasi Gakpo është zyrtarisht për ta një minierë ari, por Holanda tani ka një pikë referimi dhe ai është Gakpo, i cili pa frikë, mund të konsiderohet zbulimi më i madh i Kupës së Botës, Katar 2022 dhe pse ka ende minuta për t’u luajtur.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...