Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Galatasaray, 15 milionë për sulmuesin dardan, por do të konsiderohej “tradhtar”

E ardhmja e Vedat Muriqit mund të jetë në Turqi, një vend të cilin e njeh mirë, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e disa skuadrave: Girensunspor, Gençlerbirligi, Rizerspor dhe Fenerbahce. Nga Turqia shkruajnë se shtatlarti i Lindur në Prizren kërkohet nga Galatasaray, që gati të shpenzojë deri 15 milionë euro për kartonin e tij.

Sulmuesi dardan është në pronësi të Lazios, por gjatë gjysmës së dytë të sezonit luajti i huazuar te Mallorca. Me pesë gola të shënuar (plus tri asistime) në 15 ndeshje, Muriqi ishte i rëndësishëm në sigurimin e mbijetesës së elitën e futbollit spanjoll. Mallorca dëshirojnë ta blejnë kartonin e Muriqit, por ndërhyrja e gjigantëve turq ia ka prishur planet. Lazio, në fakt, ka shpenzuar thuajse 20 milionë euro për ta blerë nga skuadra tjetër nga Stambolli, Fenerbahce, por me shumë mundësi do të ishte gati për ta shitur për 15 milionë, pasi Muriqi nuk është më në planet e bardhekaltërve.

Nëse do të ndodhë ky transferim, Muriqi do të konsiderohej tradhtar nga tifozët e Fenerbahces, “armiqtë” e përjetshëm të fansave të Galatasaray-t.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...