Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Galatasaray “flakë” në merkato, futet në garë për objektivin e Mourinhos

Galatasaray nuk kënaqet me dyshen Dries Mertens-Lucas Torreira. Zbarkimi i goleadorit belg dhe “luftëtarit” uruguaian në Stamboll krijoi entuziazëm të madh te tifozët e zjarrtë të Galatasarayt.

Drejtuesit e klubit turk nuk kanë ndërmend të ndalen dhe po tentojnë shërbimet e Andrea Belottit, lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Torinon. 28-vjeçari ka marrë disa oferta nga Premier League.

Sulmuesin e do edhe Jose Mourinho te Roma. Mediet italiane raportojnë për një akord mes tij dhe klubit verdhekuq mbi bazën e një kontrate 3-vjeçare me 3 milionë euro në sezon.

Zyrtarizimi po vonon dhe 22 herë kampionët e Turqisë po synojnë ta bindin për ta transferuar në “Nef Stadium”. Roma duhet të nxitojë, pasi drejtuesit e Galatasarayt kanë nisur bisedimet me agjentin e sulmuesit italian (44 ndeshje dhe 12 gola me kombëtaren e kaltër).

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...