Galatasaray zgjedh trajnerin e ri, i beson stolin ish-lojtarit të Interit

Galatasaray ka zgjedhur trajnerin e ri. Klubi i famshëm turk ka emëruar në stol Okan Buruk, ish-futbollistin që luajti 265 ndeshje me skuadrën nga Stambolli.
Ish-mesfushori ishte pjesë e Interit në vitet 2001-2004, ndërkohë që shënoi 8 gola në 56 ndeshje me kombëtaren turke.
48-vjeçari fitoi titullin kampion në Turqi me Basaksehir, ndërkohë që ka drejtuar edhe skuadra si Rizespor, Akhisar, Goztepe apo Sivasspor.
Okan Buruk synon të rikthejë skuadrën e Galatasarayt te titulli kampion, që mungon prej sezonit 2018/2019.
