Këngëtari i njohur anglez, dikur pjesë e grupit Oasis, Noel Gallagher ka bërë një deklaratë të çuditshme përpara finales së Champions League Manchester City-Inter.
Gallagher, i njohur si tifoz i City-t, deklaroi se nëse skuadra angleze fiton dhe Haaland realizon “hat-trick” ai do të dalë në rrugë me të brendshme.
Lexo edhe:
- Rinovimi i francezit formalitet, sulmuesi qëndron te Barcelona
- Silva: Ishte e vështirë të arrinim deri këtu, na ka munguar besimi këtë sezon
- Sevilla triumfoi në Europa League, por humbet drejtorin e përgjithshëm
- Haaland: Me kaq shumë kampionë rreth meje, gjithçka bëhet e lehtë
“Nuk do të jem në Stamboll, por kur të kem për të organizuar një turne, gjithmonë sigurohem që datat e Champions League të jenë falas, këtë vit nuk e kam marrë parasysh nga vonesa e shkaktuar nga Kupa e Botës… Jam i detyruar kontraktualisht të jap koncertin. Nëse City fiton dhe Haaland shënon një hat-trick, unë do të dal në rrugë me të brendshme.”-tha ai.
