Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Galliani: Anulimin e sezonit e duan vetëm skuadrat që rrezikojnë rënien

Monza po bënte një sezon perfekt në Serinë C dhe ishte kandidatja kryesore për t’u ngjitur në Serinë B, deri në momentin që kampionati u ndërpre për shkak të koronavirusit, ndërsa Administratori i Deleguar i skuadrës, Adriano Galliani ka bërë thirrje për përfundimin e sezonit.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, Galliani deklaroi se skuadra ka bërë një investim serioz dhe është shumë pranë ngjitjes së Serinë B, ndaj do të ishte e patolerueshme që të riniste një tjetër sezon në Serinë C.

“Ne kemi 16 pikë më shumë se vendi i dytë dhe do të ishte e papranueshme të nisnim gjithçka nga e para. Nuk mund të injorohet një investim seriozi i bërë nga ne, por edhe skuadra të tjera që kanë të njëjtat pretendime. Unë jam dakord që gjithçka të fillojë vetëm kur të jetë larguar rreziku, por sezoni duhet të mbyllet në çdo kohë. Për momentin, të vetmet skuadra që bëjnë apel për anulimin e sezonit, janë ato që rrezikojnë rënien nga kategoria”, deklaroi Galliani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...