Lajme

Galliani: E donim Dybalan te Monza, Ronaldinho do të luante deri 60 vjeç nëse…

Zërat për transferimin e mundshëm të Paulo Dybalas te Monza nuk ishin thjesht “shpikje” të merkatos. Kjo u zbulua në “Trento Sport Festival” nga CEO i klubit të sapongjitur në Serinë A (për herë të parë në histori), Adriano Galliani.

“Lojtari që ne kërkuam me më shumë këmbëngulje ishte Dybala Doja shumë që ai të vinte Monza, por ai kurrë nuk dha sinjale për nisjen e bisedimeve. Ishte më shumë ide e presidentit, por nuk u kërkua kurrë seriozisht. Berlusconi po këmbëngulte për Dybalan, fola me menaxherin e tij, por lojtari donte një ekip me një emër më të madh”.

Lidhur me fitoren e Monzas të dielën kundër Juves, Galliani tregon një anekdotë kurioze.

“U largova nga stadiumi pas golit të Gytkjaer dhe shkova në Duomon e qytetit. Ishte minuta e 35-të e pjesës së dytë, por takoj një zonjë që më thotë “E mundëm Juventusin!” Nuk e di si e tha, ndeshja nuk kishte përfunduar ende…”.

Galliani nuk mund të linte pa kujtuar episode nga Milani i tij legjendar.

“Për Kakànë dua të kujtoj vetëm telefonatën unike në botë nga Rui Costa. 15 ditë pas ardhjes së partnerit të tij të ri në mësfushë, më telefonoi dhe më tha: “Më falni, por duhet të Largohem. Kaka është shumë më i fortë se unë”.

“Ronaldinhon do ta rrihja… me talentin e tij mund të kishte luajtur deri në moshën 60-vjeçare, nëse nuk do të kishte qenë i dhënë pas dëfrimit, muzikës, seksit të bukur dhe birrave të ftohta. Megjithatë, më i forti ishte Van Basten. Maldini? Ai është Milani. Kam një dashuri të madhe për të, i kam ofruar të gjitha rolet përveç timit dhe atij të Berlusconit. Gjithmonë ka refuzuar, por ndoshta ka qenë më mirë kështu. Ka një moment për të gjitha gjërat. E vendosa më sirtar fanellën me numër 3 dhe i thashë Paolos se vetëm njëri nga djemtë e tij do të mund ta vishte sërish te Milani. Dhe kjo është ajo që shpresoj.”

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency