Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Galliani e pranon: Nesta do të zgjidhet trajner…

Alessandro Nesta është gjithnjë e më afër përvojës së tij të parë si trajner në Serinë A. Pas një ecurie të gjatë që filloi në vitin 2016 në NASL me Miami FC dhe vazhdoi në Serinë B me Perugia, Frosinone dhe Reggiana, duket se ka ardhur koha që ish-mbrojtësi i Lazios, Milanit dhe kombëtares italiane të bëjë kërcimin e madh: të bëhet trajner i Monzas.

Drejtori i Përgjithshëm i klubit nga veriu i Italisë e pranoi këtë gjatë prezantimit të eventit “Vino del Condor”, të ardhurat e të cilit do të shkojnë për një shoqatë të dedikuar për trajtimin e Alzheimerit.

Duke zbuluar interesin më shumë se konkret për Alessandro Nestën, Adriano Galliani shpjegoi se si trajneri është ende i lidhur me Reggianan.

“Reggiana është një klub miqësor dhe shpresoj se gjithçka do të zgjidhet. Fakti që ishte një lojtar i madh mund të ndihmojë, Nesta ka bërë një rrugëtim, është rritur dhe vjen nga një kampionat shumë i mirë”.

Në rast të tymit të bardhë, do të jetë Alessandro Nesta ai që do të marrë trashëgiminë e Raffaele Palladinos, i cili ndërkohë i është bashkuar tashmë Fiorentinës.

Lexo edhe:

Monza do të mbështetet sërish te një trajner i ri, diçka në të cilën Galliani duket se tashmë është specializuar.

“Kur ne punësuam Palladinon, ai nuk kishte qenë as trajner në Serie C”.

Galliani u fokusua edhe te Di Gregorio, portier i Monzas, dhe që prej javësh është i lidhur me Juventusin.

“Ka shumë gjasa që ai të largohet. Cragno do të kthehet në Monza dhe do të mbështetet nga një tjetër portier”.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...