Serie A

Galliani: Me golin e Muntarit, Milani nuk do shitej!

Mbrëmja e 25 shkurtit të vitit 2012, duket se sdo fshihet lehtë nga memoria e tifozëve milanist e aq më shumë e drejtuesve, mes tyre Adriano Gallianit administrator i klubit në atë periudhë. Goli i Sullei Muntarit, në kohët e sotme do të kishte qenë i vlefshëm me teknologjinë që ekziston. Edhe pse kjo i përket më shume se 8 viteve më parë, Galliani rrëfehet sërish dhe i keqardhur.

“Goli që shënoi Muntari ishte i rregullt dhe me atë gol ne do të fitonim ndaj Juventusit. Si rrjedhojë  do merrnim scudetton e dytë radhazi me Allegrin. Historia do te shkruhej ndryshe. Si pasojë ne nuk do të detyroheshim të shisnim Ibrahimovic dhe Thiago Silvan, që janë edhe sot që flasim dy kampionë, e që luajnë ende në nivele të larta. Ai do të ishte starti i një epoke të re, i Milanit të 4-t të madh, mbi të gjitha nëse do të më kishin lënë të mbyllja edhe marrëveshjen me Carlos Tevez. Me Berlusconin nuk do ta kishim shitur klubin dhe sot do ishim sërish aty duke luftuar për objektiva të rëndësishëm.”

Ndër të tjera Galliani ndalet edhe tek Pirlo.

“Çështë e vërteta Andrean e shitëm më shpejt, nga çduhej dhe për këtë kam një keqardhje. Si trajner mendoj që donte mirë, sepse ka gjithçka që i duhet një trajneri, jam i bindur që sdo të dështojë”.

Galliani flet edhe për kampionatin e këtij viti, duke vlerësuar atë që po bën Milani, por duke u rezervuar të japë një emër.

“Kampionati këtë vit është një llotari. Do ta fitojë kush do të ketë më pak Covid. Çdo ditë i përngjan bilancit të një lufte”.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency