Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Galliani: Me VAR do kishim fituar në 2012-ën, Commisso ishte pranë Milanit

Galliani sjell dy lojtarë te Monza, një sulmues krahu dhe një fantazist
Galliani sjell dy lojtarë te Monza, një sulmues krahu dhe një fantazist

Mbrëmjen e djeshme në Itali shpërthyen sërish polemikat ndaj VAR-it dhe vendimeve të arbitrave mbi mënyrën se si dhe kur duhet të përdorin teknologjinë ndihmëse, veçanërisht pas episodeve në Napoli-Atalanta.

Megjithatë për të dhënë një mendim mbi teknologjinë në ndihmë të arbitrave, është pyetur edhe ish Administratori i Deleguar i Milanit, Adriano Galliani, i cili aktualisht mban të njëjtin pozicion te Monza.

“Le të themi që unë bëj pjesë te ata që janë në favor të VAR-it, pasi ndihmon shumë në korrigjimin e vendimeve të arbitrave. Është një risi dhe si e tillë ka nevojë të përmirësohet, por mendoj se po të aplikohej në 2012-ën, Milani do të fitonte atë titull dhe ndoshta ndonjë tjetër më vonë”, tha Galliani.

Më pas ish drejtuesi i klubit kuqezi u rikthye të flasë edhe për pronësinë e re të skuadrës, duke zbuluar se Rocco Commisso ishte pranë blerjes së Milanit, pro kinezi Yonghong Li refuzoi ta shesë dhe pak ditë më vonë humbi aksionet.

“Jam i keqardhur, pasi Rocco Commiso ishte vetëm një hap larg blerjes së Milanit, por nuk e kuptova më pas, pse Yonghong Li nuk e shiti dhe të mbetej sërish aksionet. Të mendosh që pak ditë më vonë dorëzoi gjithçka te Elliot”, u shpreh Galliani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...