Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Gallinari transferohet te Atlanta Hawks, do përfitojë një shifër marramendëse

Basketbollisti italian Danilo Gallinari ka ndërruar skuadër, por ka mbetur në NBA, pasi ka firmosur një kontratë shumë-milionëshe me Atlanta Hawks. Bëhet fjalë për një marrëveshje 3-vjeçare me klubin nga Georgia, prej të cilës Galinari do të përfitojë plot 61.5 milionë dollarë.

Kjo është një shifër jashtëzakonisht e lartë për një sportist mesatar, që nuk është grumbulluar asnjëherë për All Star Game, por që ka një eksperiencë të konsiderueshme në NBA, pasi ka luajtur më herët me ekipe si New York Knicks, Denver, Los Angeles Clippers e Ocklahoma City Thunder.

Tashmë Gallinari do të luajë në Konferencën e Lindjes dhe do të bëjë pjesë në një grup me basketbollistë të rinj, që synojnë arritjen e Play Off-it. Trae Young dhe John Collins janë basketbollistët më të njohur te Atlanta aktualisht, ndaj Gallinari pritet të ketë një rol të rëndësishëm në 5-shen e titullarëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...