Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së kampionatit ndaj Auxerre. Ndër temat të cilat trajtoi tekniku i kryeqytetasve ishte edhe ajo mbi paraqitjet e portierit Gianuluigi Donnarumma për të cilin Galtier u shpreh se duhet të kërkojë më shumë nga vetja, por edhe nga shokët e skuadrës.
“Gigio është një profesionist i vërtetë dhe është duke u përmirësuar shumë sa i takon leximit të lojës. E shoh që është më deçiziv tashmë në daljet e tij dhe i njeh mirë trajektoret. Për ne është një pikë e fortë, ka reflekse të mira dhe shpeshherë bën pritje deçizive. Ka nisur të drejtojë edhe mbrojtjen, por duhet të jetë më agresiv në këtë aspekt.
Lexo edhe:
- Gjithçka arrihet falë shpirtit të garës, harmonisë dhe dedikimit/ Newcastle, realiteti i ri i futbollit anglez
- Shfaqje e banderolave homofobike, Disiplina dënon Tiranën dhe Osmanin. E pëson edhe Partizani
- “Mos e shihni në fushë, De Bruyne po kalon një moment të keq”, Henry habit me deklaratën për belgun
- E konfirmojnë në Gjermani, Xhaka firmos me Bayer Leverkusen në verë
Nuk mund ta pranoj që të pësojmë gol edhe në një ndeshje që po e fitojmë 3-0. Duhet të kërkojë më shumë nga vetja dhe nga shokët e repartit, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet një nga më të mirët në botë”, u shpreh Galtier.
