Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Galtier nuk do t’ia dijë për “yjet”: Askush nuk pushon, ja mungesa e vetme që kam

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, nuk ka në plan t’I japë pushim treshes Mbappé-Messi-Neymar kur kanë mbetur pak ditëve nga nisja e Kupës së Botës. I vetmi dyshim i madh për trajnerin është Messi, i cili u rikthye dje në stërvitje pas një inflamacioni të tendinit të Akilit. Në çdo rast, me përjashtim të Fabián Ruiz, të gjithë janë në dispozicion të trajnerit francez për ndeshjen e radhës në Ligue 1, kundër Auxerre.

“Askush nuk do të pushojë. E përsëris, të gjithë janë mirë përveç Fabián Ruizit. Nuk ka pasur asnjë në orët e fundit që më ka thënë se nuk dëshiron të luajnë.”

Veç kësaj, trajneri deklaroi se ndihet i trishtuar sa herë që dikush lëndohet, aq më tepër para Kupës së Botës.

“Kam një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me stafin mjekësor për të ditur se si po kalon çdo lojtar. Bëjmë biseda të përditshme. Më e rëndësishmja është që ata të luajnë, të stërviten dhe të rikuperohen normalisht. Ata që shkojnë në Botëror janë profesionistë të mëdhenj dhe dinë si ta trajtojnë veten. Ka më shumë frikë nga ambienti sesa nga vete ata”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...