Shtatë humbje në 17 ndeshje në të gjitha garat: këto janë statistikat e Christophe Galtier në krye të PSG-së që nga janari.
Pas një fillimi shumë të mirë të sezonit, klubi kryeqytetas ka ngecur dhe trajneri po ngre gjithnjë e më shumë pikëpyetje.
I lidhur me kampionin në fuqi të Francës deri në qershor 2024, tekniku 56-vjeçar gjithsesi nuk do të shkarkohet para fundit të sezonit, zbulon RMC Sport.
Lexo edhe:
- Cikalleshi: Ndeshja më e vështirë me Poloninë, të mësojmë nga e shkuara
- “Pse sheh?” Mourinho sherr me presidentin e Lazios, Lotito: Po ti kush je?
- Ish-arbitri sulmon VAR-in: Vendosi ndeshjen Inter-Juve, duhet të mbajnë përgjegjësi
- “Xhaka është treguar fenomenal”, Arteta: I thashë se do të shënonte
Pavarësisht largimit nga Championsi dhe nga Kupa e Francës kundër Marsejës, PSG është ende në krye të Ligue 1.
PSG nuk ka asnjë alternative të besueshme për momentin, kështu që do të presë fundin e sezonit për ta vlerësuar më drejt situatën.
