Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Galtier: Pse e zëvendësova Messin, Benfica e meritoi barazimin

PSG ngeci në Lisbonë në një barazim 1-1 përballë Benfikës, dhe tani ndan vendin e parë në grup bashkë me “Shqiponjat e Lisbonës” me nga 7 pikë, katër mbi Juventusin. Lionel Messi i dhuroi avantazhin francezëve me golin e shënuar në mesin e pjesës së parë.

“Pleshti” gjeti golin e dytë në Champions League dhe të tetin sezonal, por argjentinasi u zëvendësua nëntë minuta përpara përfundimit të ndeshjes, duke i lënë vendin spanjollit Pablo Sarabia.

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier shpjegoi pas ndeshjes shkakun e largimit nga fusha të shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”, ndërkohë që analizoi edhe pikën e marrë në tokën portugeze.

 

Leo ishte shumë i lodhur, ai më kërkoi vetë ta zëvendësoja edhe si pasojë e një problemi fizik. Ai po luan shumë këtë periudhë. E dimë të gjithë rëndësinë e madhe që ai ka për skuadrën tonë.

Benfica? Ata na ushtruan shumë presion. Krijuam disa raste të rrezikshme, por të njëjtën gjë bëri edhe Benfica. Në pjesën e parë patëm vështirësi, ata luajtën shumë mirë, ndërkohë që e morëm vetën në pjesën e dytë.

Ky barazim nuk është aq i palogjikshëm. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme e Champions League në një atmosferë të mrekullueshme“, deklaroi trajneri i PSG-së.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...