Francë

Galtier “tremb” lojtarët: Kam ardhur me një plan këtu, do mbaj vetëm ata që më duhen

Christophe Galtier ka hyrë në orët e para të tij si trajneri i PSG. Ish-kampioni i Francës me Lille, ka gati planin e tij për sezonin dhe skuadrën e re.

Mund të konsiderohet një luks i vërtet, fakti që Galtier nuk është shumë i shqetësuar për merkaton, pasi ai disponon një nga skuadrat më të kompletuara dhe gjithashtu një organikë plot me yje.

Gjithsesi, në Paris, Galtier ka piketuar edhe emrat që priten të largohen nga skuadra pasi nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit francez.

Bëhet fjalë për emra si, Kurzawa, Diallo, Gueye, Herrera, Draxler, Kehrer dhe Icardi, të cilët duhet të mendojnë për një “shtëpi” të re dhe larg Parisit.

Në prezantimin e tij në krye të stolit të PSG, Galtier e nënkuptojë diçka të tillë, duke thënë: “Unë kam dëshirë t’i shoh në sy lojtarët e mi kur punoj dhe dua që të gjithë  të jenë të lumtur. Për këtë arsye nuk mbaj shumë futbollistë në organikë, por vetëm ata që i kam në plan dhe unë kam ardhur me një plan këtu. Futbollistëve që nuk i kemi në planet tona për sezonin e ardhshëm, do t’ua bëjmë me dije, që të mund të bëjnë lëvizjet e tyre gjatë verës”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency