Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Gara e Abu Dhabit/ Alonso: Hamilton qahet kot, ishte normale

Pak pilotë janë kanë reaguar për atë që ndodhi në Garën e fundit të Formula 1, Abu Dhabi, raundi i fundit i Kupës së Botës 2021, ku Max Verstappen mori kurorën e kampionit kundër Lewis Hamilton në një përfundim të diskutueshëm me një kthesë.

Hamilton dhe Mercedes u ankuan për vendimin e “çuditshëm” të drejtorit të atëhershëm të garës Michael Masi. Një nga emrat më të mëdhenj të Formula 1, Fernando Alonso është një nga pilotët që ka qenë kritik ndaj Michael Masit gjatë sezonit të kaluar, duke u ankuar që në fillim për mospërputhjen e vendimeve të tij, një mendimi të cilit iu bashkuan gradualisht shumë pilotë gjatë gjithë vitit. Megjithatë, Alonso nuk hezitoi të mbronte Masin për atë që ndodhi në Abu Dhabi.

“Secili ka mendimin e tij, por për mua ishte një garë normale. Kurrë nuk mund t’i kënaqësh të gjithë. Ishte një punë e madhe sepse ishte gara e fundit e sezonit. Por në 20 vjet diçka e tillë ka ndodhur 200 herë, 200 herë me mua, 200 herë me Michael, 200 herë me Montoya, 200 herë për të gjithë. Nëse ndodh në garën e tretë apo të pestë, nuk është një punë e madhe. Këtë herë ishte në garën e fundit me dy xhiro përpara, por për mua? Nuk është një problem i madh”,- argumentoi spanjolli për televizionin gjerman “RTL”, duke mbrojtur Masin dhe në të njëjtën kohë duke dalë kundër deklaratave të Hamilton.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...