Connect with us

Hi, what are you looking for?

Pekin 2022

Gara e sllallomit special, Denni Xhepa i 28-ti në botë

Performancë pozitive e skiatorit shqiptar, Denni Xhepa, në garën e sllallomit special në Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022”. Ai u klasifikua në vendin e 28-të mes 88 pjesëmarrësve.

Xhepa i realizoi me sukses të dyja provat, teksa në të parën shënoi kohën e 34-t më të mirë, 1’58″32 duke u renditur mes 44 më të mirëve që do të vijonin më tej garën.

Në zbritjen e dytë, Xhepa dha kohën 1″54”96, duke u renditur në vendin e 28-të, një rezultat mjaft i mirë për Shqipërinë në këtë Olimpiadë dimërore. Koha e tij ishte +9”19 nga vendi i pare, që i përket francezit Clement Noel (medalje ari).

Në garën e sllallomit gjigant të zhvilluar pak ditë më parë, Xhepa nuk arriti ta përfundonte garën, pasi u rrëzua dhe u eliminua. Denni Xhepa është përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në Olimpiadën dimërore “Pekin 2022”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...