Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gara për Evropën, Partizani “kërcënon” kundërshtarët

Abissnet Superiore është futur në fazën e fundit të saj, që do të përcaktojë dhe verdiktet e këtij sezoni. Nëse llogaritë për titullin kampion janë mbyllur me Tiranën që e ka vënë një dorë në trofe, gara për Evropën është mjaft interesante.

Dy fitoret e Partizanit dhe gabimet e bëra nga Kukësi, Laçi dhe Vllaznia kanë bërë që dhe “të kuqtë” të futen në garë për një biletë në Conferencë League. Laçi i vendit të dytë u ka krijuar shumë terren ndjekësve dhe e sheh Kukësin vetëm 2 pikë larg, ndërsa Partizani i vendit të katërt ndodhet 6 pikë pas.

Kurbinasit kanë treguar se kanë cilësi, duke kujtuar se ishin skuadra e vetme që në këtë edicion ia dolën që të marrin 10 fitore në 11 ndeshje në kampionat. Në anën tjetër Kukësi po ashtu ka treguar se ka kapacitetin për të fituar ndaj çdo kundërshtari, por njëkohësisht ka treguar mungesë stabiliteti, por në metrat e fundit do të bëjnë çmos që të rikthehet në arenën ndërkombëtare ku mungoi edicionin e shkuar.

“Të kuqtë” kanë një tjetër fytyrë me Dritan Mehmetin, i cili e riktheu në udhën e mbarë skuadrën. Vllaznia në anën tjetër po kërkon përmirësimin me Elvis Plorin, me shkodranët që prodhojnë futboll, por kanë lëshuar terren në javët e fundit, duke rrëshqitur në vendin e pestë.

Në mes është dhe Kupa e Shqipërisë, ku në gjysmëfinale janë Partizani, Laçi, Vllaznia dhe Teuta. Në rast se një prej ekipeve që fiton trofeun ndodhet në vendet e para atëherë dhe vendi i katërt do të shkojë në Evropë, shtuar mundësitë në kampionat, e bashkë me të dhe rivalitetin mes skuadrave që do të tentojnë deri në javën e fundit për të arritur zonën evropiane që do u sillte të ardhura të konsiderueshme klubeve.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...