Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Gara për Joshua Zirkzeen, United “parakalon” Milanin

Drejtuesit e Milanit kanë kohë që po përpiqen të nënshkruajnë me sulmuesin holandez Joshua Zirkzee, por paaftësia e tyre për të arritur një marrëveshje me Bolognan ka bërë që Manchester United të kalojë përpara në garën për 23-vjeçarin.

Sipas burimeve të shumta, “Djajtë e Kuq kanë arritur një marrëveshje personale me lojtarin, një ndër më të mirët në Serie A gjatë sezonit të fundit.

Aktualisht besohet se po zhvillohen bisedime me Bolognan për mënyrën e pagesës së klauzolës e lirimit prej 34 milionë paundësh.

Lexo edhe: 

Sezonin e kaluar, sulmuesit e United si Rasmus Hojlund dhe Marcus Rashford hasën vështirësi në shënimin e golave. Dhe klubi historik ka gati një përforcim të ri që garanton gola e asistime në vazhdimësi.

Për momentin, Zirkzee është i angazhuar me Holandën në Europian, teksa në çerekfinalen ndaj Turqisë mori minutat e para në Gjermani 2024.

Sapo të përfundojë kompeticioni, palët pritet të konkretizojnë marrëveshjen e transferimit të sulmuesit tulipan në ishull.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...