Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gara për mbijetesë, Lushnja nuk dorëzohet

Barazimi në shtëpi përballë Luftëtarit krijoi idenë e një shansi të pashfrytëzuar. Megjithatë, duke patur parasysh që morën një pikë përballë një prej skuadrave me sulmin më të frikshëm të kampionatit, që vetëm një javë më parë mposhti Skënderbeun, te Lushnja nuk kanë si të mos jenë të kënaqur.Më i rëndësishëm është fakti se skuadra e drejtuar nga Hysen Dedja dha një tjetër sinjal të rëndësishëm se nuk do të dorëzohet. Pavarësisht vendit të fundit në renditje, ku janë penalizuar nga ecuria e dobët në startin e sezonit.

Në Lushnje treguan se do të kërkojnë deri në fund të realizojnë objektivin për mbijetesën. Një synim tek i cili, përtej paragjykimeve të atyre që janë jashtë ekipit, aty në Roza Haxhiu besojnë se nuk është i paarritshëm.

Paraqitjet e fundit janë konfirmimi. Viti 2018 nisi me dy barazime, fillimisht në Durrës përballë Teutës, një prej rivalëve direkt për mbijetesën të cilëve deri më tani u kanë marrë 4 pikë dhe së fundmi ndaj Luftëtarit, skuadër që kërkon mbijetesën, por mban edhe një sy nga zona europiane.Duke i shtuar dy pikëve të para edhe fitoren 3-1 të regjistruar gjatë dhjetorit të kaluar në Kukës, përballë kampionëve në fuqi, në Lushnje i kanë të gjitha arsyet përse nuk duhet të dorëzohen. Në këtë kampionat, një fitore mund të shërbejë për të ndryshuar gjithë fatin e edicionit. Ose të paktën të vazhdojnë ta mbajnë garën interesante, deri në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...